Report TV - Shengjini gati për sezonin turistik Uldedaj:Gjithçka gati për 15 qershor

  • 8 years ago
Shëngjini po bën përgatitjet e fundit për çeljen zyrtare të sezonit turistik i cili do të jetë javën e ardhshme.

Aktualisht puna është përqëndruar në asfaltimin e rrugëve të cilët janë dëmtuar nga punimet e ujësjellësit dhe disa akseve të brendshme investime që janë drejt fundit, ndërsa pastrimi dhe plugimi i rërës ka përfundur totalisht.

Kreu Njesisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj u shpreh se po punohet me intensitet që gjithçka do të jetë gati brenda datës 15 qershor.

Administratori i Shëngjinit Uldedaj ka një ftese për të gjithë turistët dhe vizitorët që të frekuentojnë Shëngjinin pasi gjithçka do të jetë në kushte optimale gjatë gjithë verës.

Edhe pse sezoni turistik nuk është hapur ende zyrtarisht Shëngjini ka nisur të frekuentohet masivisht, ndërsa fluksi sa vjen e rritet çdo ditë kjo falë vëmendjes që po tregon pushteti dhe biznesi i zonës përsa i përket shërbimeve.

Recommended