Report TV - Tiranë, tritol në derën e banesës së ish-drejtorit të postës Peshkopi

  • 8 years ago
TIRANË- Persona ende të paidentifikuar i ka vendosur tritol banesës së ish-drejtorit të postës së Peshkopisë Naim Kaçorrit, shpërthimi i të cilit fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së hënës në zonën e njohur si Tirana e Re pranë shkollës "Petro Nini". Burime pranë policisë bëjnë me dije sa djali i madh i Kaçorrit ka parë pak ditë më parë nje person të dyshimtë të veshur me jeshile rreth pallatit. Shqiptarja.com mëson se pallati ku ndodhi shpërthimi është 9 katësh, banesa e Kaçorrit ndodhet në katin e 5 , kat në të cilin gjenden edhe 4 hyrje të tjera veç asaj të ish-drejtorit

Pavarësisht versionit të policisë së ngjarja mund të ketë lidhje me ndonje knflikt të mundshëm të familjes, Naim Kaçorri në një reagim për Report TV mohon atë që thonë uniformat blu dhe thekson se tritoli nuk i ishte vendosur atij apo djalit të tij që ndodhet në Spanjë.

Ai shpjegon se djali ndodhet prej vitesh si emigrant në këtë shtet dhe është me dokumente të rregullta e ligjore e nuk ka patur probleme me drejtësinë. Ndërkohë që në dëshminë e dhënë në polici djali i madh i Naim Kaçorrit thotë se disa ditë më parë ai kishte parë një person të dyshimtë që lëvizte në pallat. Sipas tij ai ishte i veshur me rroba të gjelbra dhe sapo ka parë që është diktuar është larguar me shpejtësi.

Nga hetimet paraprake dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes policia ka konstatuar një gropë rreth 20 cm në dyshemenë e katit të 5 ku ndodhej banesa. Në momentin e shpërthimit në njërën nga hyrjet pranë banesës së Kaçorrit ka qenë edhe një vajzë e cila fatmirësisht ka marrë vetëm disa plagë të lehta në trup

Policia ka marrë në pyetje familjarët dhe banorët e pallatit për të zbardhur motivet e ngjarjes ndërsa ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë pallatit për të hedhur më shumë dritë për këtë ngjarje.

Recommended