Këshilltarët e djathtë janë përfshirë në debate me kryebashkiakun Veliaj në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës që po vijon prej orësh. Veliaj apeloi këshilltarët të distancohen nga ndërtimet tek diga, ndërsa nuk la pa shënjestruar edhe Presidentin për padinë e ngritur ndaj tij. Veliaj një reagim pati edhe parkingjet, duke u shprehur se nuk ja lë më Çimit të partisë parkingjet te Liqeni. Në kundërpërgjigje, kreu i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli, e konsideroi të papranueshme të monopolizohet mikrofoni për të fyer këshilltarët. Ai akuzoi Veliaj se prej 10 muajsh po shqyen Tiranën, duke e privatizuar përmes klientëve të tij.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-distancojhuni-nga-diga-presidenti-e-shiti-nderin-lire-reagojne-te-djathtet/
Be the first to comment