Unaza e Vogël, Mazniku: Sfidë, lëvizja e nënstacionit elektrik në qendër të Tiranës

  • 8 years ago
Subscribe në Ora NeWs këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja e nënstacionit Elektrik në qendër të Tiranës është sfida më e komplikuar e madhe e bashkisë së Tiranës në përfundimin e unazës së vogël, veç një problemi pronësie tashmë të njohur. Nënkryetari Arbjan Mazniku deklaroi në studion e lajmeve të Ora News tha se po punohet me OSHEE-në për të zgjidhur këtë problem pa pasoja në shpërndarjen e energjisë.
Mazniku: Kemi një sfidë më kohën dhe mundësinë për lëvizjen e nënstacionit që është pas hotel Tiranës, i cili është në gjurmën ku do të kalojë Unaza e Vogël. Lëvizja e këtij nënstacioni në një vendodhje tjetër jemi duke punuar me OSHEE për ta bërë të mundur këtë lëvizje pa sjellë pasoja tek shpërndarja e energjisë.
Por edhe zgjidhja do të jetë e kufizuar, pasi për shkak të specifikës, nënstacioni do të mbetet në hapësirën e qendrës së qytetit.
Mazniku: Teknikët bien dakord që ne nuk mund ta heqim nga sheshi. Do të gjejmë një zgjidhje në hapësirën e qendrës së qytetit.
Mazniku tha se bashkia po punon që të përputhe në kohë përfundimin e Unazës së Vogël me nisjen e punimeve për Sheshin Skënderbej, ndërsa theksoi se deri ditën kur ai do të shndërrohet në pedonale Dita pa makina në Tiranë do jetë çdo e dielë

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/unaza-e-vogel-mazniku-sfide-levizja-e-nenstacionit-elektrik-ne-qender-te-tiranes/

Recommended