Report TV - Festivali instrumenteve të tunxhit për herë të parë në Shqipëri

  • 8 years ago
Festivali ndërkombëtar i instrumenteve të tunxhit vjen për herë të parë në Shqipëri. Edicionin i parë i tij do të mbahet prej datës 17 deri më 21 Maj 2016.

Andrea Canaj, President i Festivalit deklaron se ?ky është një event shumë i rëndësishëm i cili do të përmbledhë disa aktivitete?.

Gjithashtu Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të mirëpresë në hollin e katit të parë një ekspozitë të veçantë me instrumente të traditës shqiptare i organizuar nga Ermal Sela.

Organizatorët kanë mbajtur sot një konferencë për median në TKOB, ku ishin të pranishëm drejtori i institucionit Ilir Kerni, Dekan i Universitetit të Arteve, Isak Shehu, President i Festivalit Andrea Canaj, drejtori artistik Ilir Kodhima, etj.

Festivali do të shoqërohet edhe me aktivitetet të tjera.

Koleksionisti Ermal Sela ka organizuar një ekspozitë që do të qëndrojë e hapur përgjatë ditëve të festivalit prej orës 11.00 deri më 13.00

Skena e madhe e TKOBAP do të mirëpresë edhe koncertin që do të hapë këtë festival. Në datën 17 Maj 2016, Ora 20.00 do të mund të ndiqni formacionet e Pristina Brass dhe Albania national Brass në një koncert, i cili është i hapur për publikun. Koncerte do të ketë edhe në ditët në vijim, më 18 dhe 19 maj 2016, ora 20.00 në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Në kuadër të këtij festivali do të jenë të ftuar disa personalitete, njohës të mirë të instrumenteve të tunxhit të cilët përveçse do të performojnë për publikun shqiptar, do të zhvillojnë edhe një masterklass me studentë të Akademisë së Arteve prej datës 17 deri në 21 Maj.

Recommended