Dita e familjes - Klosi: Të reflektojmë për një familje të shëndoshë- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën botërore të familjes, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi tha se duhet të reflektojmë për një familje të shëndoshë. Vëmendja e shtetit tha Klosi, është e përqëndruar në familjet në nevojë dhe jo në ata që i kanë dhënë votën.
Klosi: Në këtë ditë jemi bashkë për të reflektuar për një familje më të shëndoshë, jemi me partenerët ndërkombëtarë me pushtetin qëndror dhe lokal. Sot në të gjithë vendin ka organizata që punojnë me fëmijët në rrugë, me gratë, me fëmijët e komunitetit rom. Ndihma jonë më e madhe duhet të shkojë tek familjet në nevojë. Reforma jonë e ndihmës ekonomik pati një parim të vetëm, reforma gjen implementimin në të gjithë Shqipërinë, i shkon varfërisë. Shetit duhet të ndihmojë jo ata që i jep votën, por më të varfërit, prandaj jemi këtu për të bërë një shtet social.
I pranishën ishte edhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili i bëri thirrje donatorëve që vëmendjen të shtrijnë edhe në bashkitë e tjera, të cilat kanë shumë vështirësi për të krijuar një jetë me shërbime sociale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/klosi-te-reflektojme-per-nje-familje-te-shendoshe/

Recommended