Report TV - Durrës, qëllohet banesa e Denis Shtrazës, plagoset një 12 vjeçare

  • 8 years ago
Një breshëri plumbash është drejtuar sot drejt banëses së Denis Shtrazës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një vajzë 12-vjeçare. Denis Shtraza është prangosur nga policia si i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Collakut, ngjarje e ndodhur në 6 janar të këtij viti.

Sipas policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në banesën e Denis Shtrazës dhe në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet.

Babai i Denis Shtrazës mësohet se ka deklaruar se, kanë qenë 30 plumba që janë drejtuar për në banesën e tyre, por ata nuk kanë mundur që të shohin se kush kanë qenë personat e përfshirë.

Në momentin kur banesa është qëlluar, kanë qenë në shtëpi 4 anëtarët e familjes, por plumbat kanë prekur një vajzë 12 vjeçare që ndodhej në banesë.

Denis Shtraza, 33-vjeçar është arrestuar në Rinas teksa tentonte të linte vendin dhe njihet si mik i Ervin Kodrës, të riut që mbeti i vrarë në një atentat të 20 dhjetorit 2015 në Durrës. Shtraza u arrestua si i dyshuar kryesor për rrëmbimin në Durrës e më tej vrasjen e Gazmend Collakut, ngjarje e ndodhur në 6 janar të këtij viti. Duke u nisur nga ky fakt 33-vjeçari mund ta ketë vrarë Çollakun në formë hakmarrjeje për mikun e tij.

Kjo pasi 34-vjeçari Collaku, i cili u gjet i masakruar anë një rruge ne Fushë-Krujë një ditë pas rrëmbimit, ishte një nga personat e shoqëruar për disa orë në Policinë e Durrësit ditën kur ndodhi vrasja e Ervin Kodrës dhe mikut të tij Endri Çaushaj.

Recommended