Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata Administrative ka caktuar dy ekspertë me qëllim përcaktimin e dëmit që i është shkaktuar familjes së një prej viktimava të protestës te 21 Janarit Faik Myrtaj nga vrasja e tij. Ekspertët do të përcaktojnë edhe nëse vetëvrasja e djalit të Myrtjat ka ardhur si pasojë e vdekjes së të atit. Ndërkohë që përfaqësuesit e Gardës së Republikës pretenduan se dëmshpërblimi t?i kërkohet autorit të vrasjes ish komandatit të gardës Ndrea Prendi dhe institucionit që e kishte punësuar atë, Ministrisë së Brendshme.
Dy ekspertë u urdhëruan nga Gjykata Administrative për të përcaktuar dëmin moral dhe material që i është shkaktuar familjes Myrtaj nga vrasja e kryefamiljarit të saj në 21 Janar Faik Myrtaj.
Vendimi u mor këtë të martë pas padisë që kjo familje ka bërë ndaj Gardës së Republikës dhe Ministrinë e Brendshme. Një tjetër detyrë që iu la ekspertëve ishte të përcaktojnë nëse vrasja e Faik Myrtajt ka qënë edhe shkaku që disa muaj më pas në këtë familje ndodhi edhe një tjetër tragjedi u vetëvar djali i tij, 22 vjeçar Bardhoshi.
Gjykata i la afat dy javor ekspertëve për të përpiluar raportin nga i cili do të përcaktohet edhe vlera e dëmshpërblimit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dy-eksperte-do-percaktojne-denim-moral-dhe-material-per-familjen-e-faik-myrtajt/

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended