Dita e Dëshmorëve,shfaqen dhe nostalgjikët e ish-diktatorit Hoxha- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dita kushtuar dëshmorëve të atdheut është shoqëruar me incidente në qytetin e Beratit mes policisë bashkiake dhe komunistëve të cilët nuk janë lejuar të vendosin lule në varrezat ku kryheshin homazhe.
Kryetari i Partisë së Punës Aleko Boçi: Një polic, vjen nga mbrapa si hienë dhe e zhvat fotografinë.
Në Fier zhvilluan homazhe përfaqësues vendor dhe deputet të zonës, mes të cilëve dhe Kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz RuÇi, i cili shprehu keqardhje për mungesën e opozitës. Ruci përfitoi t?i bënte thirrje opozitës për reformën në drejtësi.
Ruçi: Është vonë për Shqipërinë për një reformë kaq të rëndësishme. Është vonë për Shqipërinë. Ky është një kusht për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Muaji me të cilën jemi do të jetë vendimtar për miratimin e paketës kushtetuese për reformën në drejtësi.
Në Lushnjë, ministrja Gjermeni e cilësoi 5 Majin, ditë reflektimi për brezin e ri, që të edukohet me vlerat e atdhe-dashurisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shfaqen-dhe-nostalgjiket-e-ish-diktatorit-hoxha/

Recommended