Report TV - Vrasja e Çiçajt, burg për mjekun Rrahja, pengoi zbardhjen e krimit

  • 8 years ago
Kur kanë kaluar 3 ditë nga ekzekutimi mafioz i Elton Ciçajt në ambientet e lokal ?De Niro? në ish-Bllok me dy pulmba pistolete i vetmi person në pranga për të cilin gjykata ka caktuar arrest me burg është redian Rrahja.

Personi që shihni në këtë foto me rreth të kuq do të qëndroj në burg pa afat pasi akuzohet se ka kryer veprime pas vrasjes së Çiçajt që pengojnë zbardhjen e krimit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor Rrahja dyshohet se pak çaste nga vrasja e shokut të tij Elton Çiça ka fshehur pistoletën që ai mbante me vete dhe telefonin celular të viktimës.

Vetë Rrahja i ka mohuar këto akuza në gjykatë por paçka kësaj prokuroria e policia kanë argumentuar kërkesën e tyre me pamjet filmike ku duken veprimet e dentistit nga Kruja që mbrëmjen e 1 majit ndodhej në tryezë me Çiçajn një efektiv policie dhe një gazetar.

Por çfarë ndodh në tre ditë hetime?
Grupi hetimor ka mundur të sigurojë itinerarin e vrasësit për të cilin dyshon se krimin e ka kryer për hakmarrje.

Sapo ka dalë nga lokali vrarësi i Çiçajt është pritur nga një automjet dhe menjëherë është larguar duke dalë në unazë e më pas me shpejtësi automjeti ka marrë drejtimin për në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Ndërkohë blutë e Tiranës nga 25 personat e shoqëruar tashmë kanë nën vëzhgim 4 prej tyre pasi të tjerët janë lënë të lirë pasi kanë dhënë deklarimet mbi dijeninë mbi ngjarjet një pjesë e tyre dhe persona që mbrëmjen e 1 majit kanë qenë të pranishëm në lokalin ku u krye vrasja.

Recommended