Ekskluzive për Ora News - Erjon Braçe për bujqësinë: Ja 4 pikat ku duhet ndërhyrë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Erjon Braçe, deputeti i Lushnjes dhe kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë evidenton katër probleme madhore në bujqësi, zgjidhja e të cilave do ta shndërrojë këtë sektor në kontribuesin kryesor të rritjes ekonomike të vendit. Sipas Braçes, duhet bërë riorientimi i prodhimit bujqësor në kohë për të marrë avantazhin e hershmërisë, duhet orientim në shumëllojshmëri produktesh për të qenë konkurues në treg, një skemë e re subvencionesh për fermerët dhe krijimi i zonave ekonomike me sipërfaqe të mëdha bujqësore, ku e para do të jetë ajo Berat-Lushnje-Divjakë.
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, njëherazi deputeti i zonës së Lushnjes, Erjon Braçe, i cili ka ngritur me forcë problemet e bujqësisë evidenton 4 shqetësime kryesore që duhen zgjidhur për të pasur një sektor bujqësor, që jo vetëm të ndihmojë familjet fermere, por të udhëheqë ekonominë e vendit.
Sipas tij, duhet rioerientim i prodhimit bujqësor në kohë për të marrë avantazhin e hershmërisë, pasi për shkak të ndryshimeve klimaterike, Shqipëria po konkurohet fort nga Greqia dhe Maqedonia.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/erjon-brace-per-bujqesine-ja-4-pikat-ku-duhet-nderhyre/

Recommended