19 milion lekë janë vënë në dispozicion nga Bashkia Roskovec për pastrimin e 9 km kanale kulluese dhe vaditëse. Ndërhyrja në sistemin e ujitjes vjen pas një mungese 20 vjeçare. Sipas Kryebashkiakes Majlinda Bufi, ujitja është një element shumë i rëndësishëm për prodhimin bujqësor në këtë zonë. Bashkia Roskovec ka nisur punën për pastrimin e rrjetit kullues dhe vaditës. Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, pohon se sistemi i vaditjes është një faktor i rëndësishëm në prodhimin bujqësor . Për këtë qëllim Bashkia Roskovec ka financuar shumën e afro 19 milion lekë të reja në pastrimin e sistemit të kanaleve vaditëse si dhe të instalimit të stacionit të pompave që do të shërbejnë për vaditjen e tokave. Rreth 9 km kanale do të pastrohen dhe do jenë gati për sezonin e verës dhe në ndihmë të fermerëve për vaditje.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ujitja-e-tokave-nis-pastrimi-i-kanaleve-kulluese-dhe-vaditese-nga-bashkia-roskovec/
Be the first to comment