Report TV - Banesa e Renato Çepës në Korçë

  • 8 years ago
Renato Cepa, gjeneralitet e të cilit janë vjedhur nga i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Frroku është shprehur për Shqiptarja.com se nuk ka asnjë lidhje me të.

Cepa, pronar i një lokali në Korçë thotë se është nënshtetas grek dhe se dokumentet i ka në shtëpi.

"Qe ne momentin e pare kur doli kjo histori jam ndjere vertet shume keq. Nuk kam te bej fare me kete histori dhe po me shkaterrohet familja nga e gjithe kjo situate. Nuk jam larguar nga shtepia asnjehere madje kam shkuar edhe ne Polici dhe Prokurori me deshire per te mesuar me shume por me kane thene qe nuk ka asnje urdher ndalimi per mua. Nuk e di nga kane dale te tilla fjale. Une te gjitha dokumentat e mia i kam ne shtepi. Jam nenshtetas grek," shprehet Cepa.
Renato Cepa thotë se hera e fundit kur ka lëvizur drejt Greqisë ka qenë këtë të mërkurë për të bërë kursin e patentës greke, ndërsa në Maqedoni ka qenë djali i tij per te blere karburant per makinen.

"Nuk kam asnje lidhje dhe nuk e di si eshte gjetur ai person me identitetin tim apo nga e ka gjetur pasi une te gjitha dokumetat i kam ne shtepi. Po kaloj nje moment mjaft te veshtire per shkak te zerave qe po qarkullojne rreth meje." tha ai.

Recommended