Mark Frroku mbetet në burg - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mark Frroku i akuzuar për vrasje në Belgjike ne vitin 1999, si edhe për tre vepra penale në vendin tone, kërkoi këtë të martë nga Gjykata e Tiranës një masë dënimi më të lehtë, pasi sipas tij, janë shkelur afatet e paraburgimit. Sipas avokatëve të ish-deputetit kristian-demokrat, në seancën e datës 4 prill, Gjykata i caktoi prokurorisë 10 ditë kohë për të riformuluar akuzën ndaj Frrokut.Por, zgjatja e procedurave sipas mbrojtjes vërteton, se organi i akuzës nuk ka prova të qenësishme për të mbajtur në burg Mark Frrokun. Pavarësisht kërkesës së avokatit, relatorja e çështjes, Klorinda Çela la në fuqi kërkesën e Prokurorisë, që Mark Frroku të qëndrojë në burg deri në përfundim të çështjes në ngarkim të tij.Në kohën që po zhvillohej gjyqi i Mark Frrokut, në Tiranë kishte mbërritur për një vizitë zyrtare Prokurori i Përgjithshëm i Belgjikës, Frederik Van Leuv. Në takimin e tij më homologun Llalla, Leuv ka diskutuar edhe për çështjen Frroku, pasi ai akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel rreth 17 vite më pare.Në seancën e datës 4 maj, do të njoftohet edhe Ambasada Amerikane, pasi Frroku mban edhe nënshtetësinë këtij vendi.

Recommended