Brexit - Përgjigja e Ramës përmes “The Times”: S’jemi model për tu matur Britania

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

The Times ka publikuar sot një editorial të Kryeministrit Edi Rama, një përgjigje ndaj deklaratës së Ministrit të Drejtësisë së Britanisë së Madhe i cili lidhur me Brexit (daljen e Britanisë nga BE) mori shembull Shqipërinë. ?Ideja e Michael Gove?s eshte e çuditshme? mban titullin shkrimi.
ËSHTË ABSURDE TË TËRHEQËSH SHQIPËRINË NË BETEJËN PËR ?BREXIT?
Ndoshta duhet të kënaqemi me faktin që Shqipëria e vogël është vënë në qendër të debatit europian të Britanisë. Por, kur lexova titullin e artikullit të Michael Gove që sugjeronte se Britania mund të braktiste partneritetin e saj me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të Europës e ta zëvendësonte atë me një partneritet jashtë BE-së me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, reagimi im i menjëhershëm ishte: ?duket pak e çuditshme?.
Unë jam një shqiptar dhe një ballkanas krenar, por nuk mund të pretendoj se kemi fuqinë politike dhe ekonomike për të qenë rivalë të BE-së, që ka ndihmuar me vendosjen e paqes dhe sjelljen e begatisë në shumë vende, prej shumë kohësh tanimë. Nuk mund ta rivalizojmë këtë bllok me këtë treg të vetëm, që është një nga organizimet më mbresëlënëse tregtare në botë, jo vetëm tani, por përgjatë gjithë periudhave të historisë së njerëzimit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pergjigja-e-rama-permes-the-times-sjemi-model-per-tu-matur-britania/

Recommended