Kryeministri Edi Rama komentoi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së vendimin e PD për të bojkotuar parlamentin për 10 ditë. Ai tha se selia blu u vendos në krah të deputetit Sali Berisha, që lëshoi thirrje për armë për tu mbrojtur nga reforma në drejtësi. Kreu i PS-së i kërkoi deputetëve të zbresin në bazë dhe të dialogojnë me shqiptarët, duke i njohur me reformat që janë marrë deri më tani nga Qeveria. Kryeministri, Edi Rama, ka kritikuar vendimin e partisë më të madhe në opozitë për të bojkotuar Kuvendin për 10 ditë, kohe e barabartë me atë të përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Parlamenti. Shefi i Qeverisë e lidh këtë vendim me përpjekjet e opozitës për të bllokuar reformën në drejtësi. Edi Rama: Sot marr një tjetër fakt në zinxhirin e fakteve që e bëjnë gjithmonë e më të qartë për gjithmonë e më shumë njerëz, mungesën e vullnetit të PD për të bërë reformën në drejtësi në kohën e duhur dhe me të gjithë thellësinë e nevojshme. Masës së drejtë të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë brenda mundësive institucionale sipas rregullores së Kuvendit për të mos lejuar për 10 ditë atë që bëri thirrje për marrjen e armëve që të jetë pjesë e Kuvendit, PD i është përgjigjur me bojkot të Kuvendit, pra me solidaritet të plotë me thirrjen: Merrni armët që të mbrohemi nga reforma në drejtësi.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bojkoti-i-pd-rama-kerkojne-te-bllokojne-reformen-ne-drejtesi/
Be the first to comment