Gara për Rektor të UT, votojnë kandidatët Dibra dhe Koni, thirrje për votim

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa në Universitetet e të gjithë Republikës së Shqipërisë pedagogë dhe studentë po zgjedhin drejtuesit e Universiteteve dhe Fakulteteve, në Tiranë duke se proçesi deri tani po shkon normalisht.
Kandidatja për Rektore në UT, Klodeta Dibra, pasi votoi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, tha se kjo është një ditë që duhet përcjellë siç duhet.
Dibra: Ta lexojnë votën ashtu si është, nuk besoj se do të krijohen probleme. Gjithsesi vëzhguesit i kemi në të gjitha Fakultetet. Votimet kanë nisur në kohën e duhur, të paktën nga njoftimet që kam nga Fakultete të ndryshme.Shpresoj shumë që të kemi sa më shumë pjesmarrje sepse je më i nderuar apo më e nderuar nëqoftëse do të kesh votëbesimin e të gjithë kolegëve dhe stafit të studentëve.Sot është një ditë e mirë për Universitetin, është një ditë e zakonshme për Universitetin. Të tregojmë atë që dimë të bëjmë më mirë, qytetarinë dhe akademizmin tonë. Nuk jam nga ato që tërhiqen nga gara.Ndaj i bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të respektojmë institucionin, të respektojmë këto zgjedhje sepse për Universitetin janë shumë të rëndësishme.
Edhe Mynyr Koni, kandidati tjetër për Rektor votoi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Në daljen e parë publike që pas incidentit, Koni tha në një prononcim për Ora News se po ndjek me qetësi dhe normalitet procesin dhe se nuk ndihet i kërcënuar.
Koni: Absolutisht nuk ndihem i kërcënuar sepse unë kam kaluar disa përgjegjësi në jetën time. Jam munduar në çdo moment t?u përballem këtyre situatave duke vënë mbi të gjitha institucionin dhe përgjegjësitë që marr përsipër. Pavarësisht nga prob

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gara-per-rektor-te-ut-votojne-kandidatet-dibra-dhe-koni-thirrje-per-votim/

Recommended