Korçe, 10 mije hektare pa kanale vaditese - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 mije hektarë të fushës se Korçës qe i përkasin Bashkisë më të madhe në juglindje të vendit rrezikojnë vaditjen edhe për ketë vit.Ne fshatin Bulgarec vetëm pak km nga qytetit juglindor fermerët tregojnë se për te pastruar kanalet kane qene te detyruar te paguajnë vet për hapjen e tyre, përfshi dhe njërin nga kanalet kryesore qe sjell ujë nga rezervuari i Gjançit. Për Drejtorin e Shërbimeve në Bashkinë e Korcës, Thanas Tona, dhe atë të kullimit, Ilir Cenolli, problemet vijnë nga kanalet kryesore përfshi atë te Zemblakut prej nga merr ujë për vaditje jo vetëm një pjese e mire e fushës se Korçës, por dhe ajo e Maliqit. Ilir Cenolli, Drejtori Rajonal i Kullimit, i ka siguruar fermerët e fushës se Korçës se nga data 15 maj dhe ne vijim do te kenë ujë për te vaditur tokat e tyre. Bashkia e Korçës dhe ajo e Maliqit po punojnë për të sjell në gjendje pune te gjitha kanalet kulluese dhe vaditëse.

Recommended