7-vjetori i Shqipërisë në NATO - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe prej 7 vitesh Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut Verior. Edhe këtë vit ministria e Mbrojtjes kremtoi këtë përvjetor me një ceremoni. Në sheshin ?Nënë Tereza?, në kryeqytet, ku u ekspozuan mjetet dhe pajisjet më të reja të Forcave të Armatosura. Në fjalën e saj, Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nuk la për përmendur kontributin që ka dhënë Shqipëria në luftën kundër terrorizimit. Kodheli falënderoi të gjithë aktorët politikë që kontribuuan në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO 7 vjet më parë. Në ceremoninë e posaçme të cilën e hapi kryebashkiaku Veliaj, merrnin pjesë edhe ambasadori amerikan Donad Lu Ministri i Jashtëm Bushati si dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Recommended