Report TV - SHBA i refuzon vizën prokurorit të Durrësit? Pritet reagimi zyrtar

  • 8 years ago
Prokurori i Durrësit Agron Gjana duket se është ?preja? e rradhës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas raportimeve në media, kreut të akuzës në Durrës, i është refuzuar viza për në SHBA.

Gjana mendohet se ishte pjesë e delegacionit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i cili aktualisht ndodhet në një vizitë 5 ditore në SHBA, por nuk mundi të udhëtonte pas i është refuzuar viza.

Shkrimeve në media se prokurorit Gjana i është refuzuar viza prokuroria i përgjigjet: ?Gjanaj ndodhet në Shqipëri dhe s?ka udhëtuar drejt SHBA-së?, por pa sqaruar përse dhe nëse Gjana ishte apo jo pjesë e delegacionit të kryeprokurorit Llalla.

E kontaktuar nga Report TV, prokuroria tha pa konfirmuar apo mohuar çfarë është publikuar në media, se shumë shpejt do të dalë me një reagim zyrtar të saj.

Ishte vetë ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, ai që konfirmoi në fillim të muajit mars se SHBA u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar, duke iu refuzuar apo anulluar vizat dhe se ky ishte vetëm fillimi.

Recommended