Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Redjan Rraja refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

  • 4 years ago
Prokuroria e krimeve të rënda i ofroi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Redjan Rrajës, nën arrest për atentatin e datës një nëntor kundër prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shokut të tij Aleksandër Laho si dhe shoferit Andi Maloku, i cili më pas gjeti vdekjen në spital.


Siç bëjnë me dije burime jo zyrtare pranë grupit të hetimit 34 vjeçari ka refuzuar të përfitojë statusin e bashkëpunëtorit dhe për rrjedhim të fitojë mbrojtje të posaçme pasi vazhdon t?i qëndrojë alibisë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ai nuk ka qenë në automjetin prej nga ku u qëllua me kallashnikov.

Por grupi i hetimit i cili e ka bërë gati dosjen për ta kaluar pranë prokurorisë së posacme Spak, ka prova që e vendosin në pozicion të vështirë 34 vjeçarin.

Më kryesoret gjurmë që u vërtetojnë hetuesve se dentisti ka qenë njeri nga tre atentatorët që qëlluan në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonte Ndoja, Laho dhe Maloku.

Ky atentat është kryer në kuadër të grupit kriminal shtoi një nga pjesëmarrësit në grup hetimor dhe veç disa pistave nuk përjashtohet edhe ajo e angazhimit të një grupi kriminal në Durrës , që besohet të ketë ?punësuar? Rrajën.

Ndërkohë prokurorët nuk kanë përfituar asnjë të dhënë me interes për hetimin nga marrja në pyetje e dy shënjestrave të atentatit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho si edhe të shoferit të këtij të fundit, që ishte duke udhëtuar në një mjet të dytë, por që ka këmbëngulur se nuk ka parë asgjë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Atentati#Ndoja#TopChannel

Recommended