Report TV - Refugjatët, OSBE trajnon policët shqiptarë, seminari i parë në Korçë

  • 8 years ago
Policisë kufitare i vjen në ndihmë edhe OSBE për të përballuar një fluks të mundshëm refugjatësh.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nisi sot një sërë seminaresh për policinë e kufirit dhe migracionit me synim rritjen e kapaciteteve të saj për t?iu përgjigjur më mirë sfidave të migracionit të parregullt, veçanërisht në kuadër të fluksit të shtuar të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor.

I pari i këtyre seminareve, të cilat organizohen në partneritet me Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kufirit dhe Migracionit, u zhvillua në Korçë, ku rreth 20 punonjës të policisë kufitare dhe të migracionit u trajnuan për masat që duhen marrë për t?iu përgjigjur situatës.

Temat e seminarit u bazuan në prirjet e identifikuara nga Frontex dhe Europol dhe përfshinë itineraret, përzgjedhjen e emigrantëve, profilizimin e luftëtarëve të mundshëm terroristë dhe zbulimin e veprave penale. Seminari u drejtua nga ekspertë të Njësisë Kombëtare Shqiptare të Europolit dhe të Policisë së Kufirit dhe Migracionit.

Mësohet se prezenca e OSBE-së, së bashku me partnerët vendas, do të organizojë seminare të ngjashme, gjatë ditëve në vijim, me policinë e kufirit dhe migracionit në Gjirokastër dhe Shkodër.

Recommended