Nga tenderat për në ndërtimin e Unazës së Re të Tiranës, te dyshimet për marrëveshje mes kompanive të karburanteve për të mos ulur çmimet, tregu i cigareve, apo tregu me shumicë i vezëve.
Kryetarja e Autoritetit të Konkurëncës Lindita Milo ka paraqitur në kuvend sektorët e hetuar gjatë vitit 2015 për dyshime të shkeljes së ligjit, duke u ndalur edhe te koncesionet, të cilat, sipas saj, miratohen nga Qeveria pa ju nënshtruar konsultimeve të nevojshme.
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës parashtroi para Komisionit Parlamentar të ekonomisë edhe sektorët që do të hetohen gjatë vitit 2016.
Më të rëndësishmet janë hetimet në tregun e prokurimit publik të sinjalistikës rrugore; tregun e prodhimit të qumështit e nënprodukteve të tij; tregu i mediave me pagesë, i cili është një treg i rregulluar dhe do të bashkëpunojmë me AMA; tregu i shërbimit të teknologjisë së informacionit (softëare dhe hardëare) në procedurat e prokurimit publik.