Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 9 years ago
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka bërë apel të gjithë gjyqtarëve në vend që të jenë të përgjegjshëm në të gjitha vendimet që marrin, pasi shqiptarët duan që vendi të shkojë në Bashkimin Evropain, aty ku ka një drejtësi të denjë dhe jo si kjo e jona.

Teksa ka folur në Konferencën Kombëtare Gjyqësore, në të cilën do të zgjidhen dy anëtarët e rinj të KLD-së, Manjani ka shtuar se, Reforma në Drejtësi nuk diskutohet, do të bëhet.

"Ju bëj apel që të jeni më të përgjegjshëm në gjithçka që ju bëni, pasi të gjithë duam që të çojmë në BE vendin tonë, atje ku ka drejtësi të denjë. Çdo ditë kam ankesa për mungesë shërbimi nga ana juaj. Nuk mund të shesim padrejtësinë në emër të së ardhmes. Ka tendenca shthurje në sistemin gjyqësor, vonesa në gjykim ku gjyqtarët shtyjnë gjyqet me raporte mjekësore fictive. Nuk ka qeverisje të mirë pa drejtësi të mire? ka thënë Manjani.

Ai, pas ndjesës që i bëri vetëm disa ditë më parë Francës për lirimin e Konjarit, kësaj radhe i ka kërkuar ndjesë gjithë shteteve të tjera për vendimet e marra nga gjyqtarët shqiptarë që kanë liruar persona me precedent të fortë penal.

?Pas Francës, ndjesë Italisë dhe qeverive të tjera për lirimin e të kërkuarve? ka thënë ai.

Ndërkohë, për kreun e Gjykatës së Lartë, Zaganjori sistemi i drejtësisë duhet të futet në themele të forta, ndërkohë që i ka bërë apel palëve politike që të gjejnë rrugën e bashkëpunimit e dialogut për ta miratuar sa më parë Reformën në Drejtësi.

?Prioritet për ne është përmbushja e Reformës në Drejtësi. Reforma duhet të mbyllet me sukses dhe duhet të jetë sipas standardeve evropiane. Unë iu bëj thirrje palëve politike për dialog mes palëve. Rekomandimet e Venecias janë të vlefshme dhe për këtë reformë duhet patjetër adaptimin i standardeve evropiane. Venecia është udhërrëfyes për reformën në drejtësi? ka thënë Zaganjori.

Category

📺
TV

Recommended