Report TV - Veliaj: Ndërtojmë 11 kënde të reja lojërash për fëmijët e Tiranës

  • 8 years ago
Vogëlushët e Tiranës do të kenë shumë shpejt në dispozicion 23 kopshte të rikonstruktura dhe 11 kënde lojërash në 11 njësi administrative të Tiranës. Pas nismës së suksesshme ?Adopto një çerdhe?, Bashkia e Tiranës ka nisur sot projektin për rikonstruksionin e plotë të kopshteve të Tiranës, si dhe krijimin e 11 kënde lojërash për fëmijët në 11 zona lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Puna ka nisur nga Kopshti nr. 2 te ?21 Dhjetori?, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi falenderoi kompaninë ?Kontakt shpk? për punën e kryer, theksoi se pas nismës së suksesshme ?Adopto një çerdhe?, bashkia ka nisur të bëjë të njëjtën gjë edhe me kopshtet e kryeqytetit. ?Sot nisim një projekt shumë të rëndësishëm për familjet dhe fëmijët e Tiranës. Një projekt, i cili do të rikonstruktojë totalisht 23 kopshte të qytetit tonë. Ka kopshte që janë ndërtuar që në vitin 1916 apo edhe disa të rinj, disa kanë nevojë për rikonstruksion që ndoshta është 100 vite me vonesë, disa ndoshta 20 vite me vonesë, siç është Kopshti nr. 2, nga ku po nisim punë sot?, tha kryebashkiaku Veliaj.