Një çift të moshuarish në qytetin e Beratit jetojnë në kushtet e varfërisë ekstreme dhe pa përkrahje nga shteti. Situate bëhet më e rëndë pasi 66 vjeçares Pashako Miraka prej vitit të shkuar i është ndërperë edhe pagesa e aftësisë së kufizuar me të cilën çifti i të moshuarve jetonte.
Ka qënë përfituese e Pagesës së Aftësisë së Kufizuar deri në vitin 2015, pasi rezulton e sëmurë me gjysëm paralizë në trup, por i është ndërprerë pagesa pasi rezulton me vjetërsi pune, por të pamjaftueshme për të dal në pension. 66 vjeçarja Pashako Miraka sëbashku me bashkshortin e saj, Tahir Miraka jetojnë në kushtet e një varfërie ekstreme në lagjen ?28 Nëntori? në qytetin e Beratit.
"Me të keq, 4-5 ditë pa ngrënë dhe ca ka sjellë ajo fqinja një cik sultjash aty që të konte tani edhe me atë sultjashin do rri.. Kush më ndihmon."-shprehet ajo