Report TV - Reshjet rikthejnë përmbytjet në Shkodër, 700 hektarë tokë nën ujë

  • 8 years ago
Reshjet intensive të shiut kanë rikthyer përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Gjatë natës, ka pasur edhe shkarkime nga Kaskada e Drinit.

Rreth 700 hektarë tokë bujqësore në zonën e Anës së Malit, aktualisht ndodhet nën ?pushtetin? e ujit.

Kjo ka sjelle dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës.

Uji është afruar pranë banesave, ndërsa në terren kanë zbarkuar edhe punonjës të shtabit të emergjencave.

Mësohet se aktualisht është i bllokuar aksi rrugor që lidh fshatin Obot me Muriqanin.