Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 9 years ago
TIRANE - Banorët e ish-Stacionit të Trenit, shtëpitë e të cilëve preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri të Tiranës, kanë dalë me një kërkesë të re gjatë protestës që u zhvillua këtë të mërkurë para Bashkisë së Tiranës. Ata kërkojnë nga Bashkia e Tiranës që të ndërtojë një pallat, ku ata mund të jetojnë, e më tej të lirojnë banesat për ndërtimin e bulevardit.

Banorët kundërshtojnë shpronësimet për shtëpitë e tyre, me argumentin se vlera financiare që i është ofruar për kompensim është shumë më e ulët se vlera e tregut.

Kjo është protesta e disatë që banorët zhvillojnë para bashkisë, të cilët shprehen se do të luftojnë deri në fund për kauzën e tyre.

Category

📺
TV

Recommended