Report TV - Rikthehet Yassin Kadi, kërkon nga shteti 15 miliard lekë dëmshpërblim

  • 8 years ago
Yassin Kadi, një nga biznesmenët arabë më të përfolur në Shqipëri dhe SHBA si financues të terrorizmit, prej fillimit të muajit shkurt ka hapur një proces gjyqësor kundë Shtetit Shqiptar, duke kërkuar prej këtij të fundit dëmshpërblim financiar pre 1.527.330.000 lekë të reja. Shkak i kësaj padie civile, që tashmë pritet të gjykohet në Gjykatën Administrative në Tiranë,është bërë sekuestrimi i dhjetëra pronave të tij nga prokuroria e Krimeve të Rënda, prona këto që më pas kanë kaluar për administrim nga ministria e Financave dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Në vitin,2006 pas një kërkese nga Ambasada Amerikane Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të ngrijë një sërë pasurish dhe më pas ti konfiskojë disa prej tyre, pasi biznesmeni Yassin Kadi, renditej në listën shumë emërore që angjesia e zbulimit amerikan kishte përpiluar për individët që financonin terrorizmin në atë periudhë. Menjëherë pas këtij informacioni dhe Shqipëria, i është bashkuar nismës së shumë vendeve, duke kërkuar bllokimin e aseteve.

Në atë periudhë Kadi zhvilloi një sërë gjyqesh për lirimin e perandorisë financiare në Shqipëri, për kërkesat e tij janë refuzuar nga gjykata. Mirëpo, në vitin 2013 këto asete janë liruar kjo pasi, dhe emir i biznesmenit arab Yassin Kadi, është nxjerrë nga lista e zezë e financuesve të terrorizmit. Mirëpo tre vjet nga lirimi i pasurive të tij, Kadi është rikthyer sërish në skenë, ku këtë herë është hedhur në kundërsulm, duke paditur në Gjykatën Administrative Ministrinë e Financave dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, duke kërkuar dëmshpërblim.

Padia është regjistruar në gjykatë, me emrin e kompanisë ?Loxhall?, ku pronar është Yassin Kadi, por administrohet nga një shtetas Jordanez Hamze Muhamed Aburrayn. Objekti i kësaj padie civile është dëmshpërblim për keqadministrimin e llogarive bankare dhe pasurive të tjera që rezultojnë në pronësi të biznesmenit Yassin Kadi.

Recommended