Rama: Vendi është pa opozitë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama, sulmoi ashpër opozitën gjate nje aktiviteti per anëtarësimet e reja ne Partine Socialiste. Qeverisja e vjetër sillet sikur të jetë akoma në pushtet tha Rama. Duke folur per rëndësinë e reformave te ndërmarra nga qeveria, kryeministri shfrytëzoi rasti te marre edhe njëherë ne mbrojtje 2 ministrat Ilir Beqaj dhe Saimir Tahiri tek te cilët opozita ka përqendruar arsenalin e akuzave. Sipas Rames, reformat ne fushën e shëndetësisë dhe ate te rendit, kane qene jetike per vendin. Kreu i qeverise theksoi se ka vende të lira pune por, janë afërsisht 400 mijë të rinj që nuk kanë një profesion. Per këtë arsye, Rama apeloi per orientimin e tyre drejt arsimit profesional.

Recommended