Report TV - Vrasja në Kurbin, 4 personat u përplasën me armë, 2 në pranga

  • 8 years ago
Policia e Lezhës ka arritur të zbardhë vrasjen e ndodhur mëngjesin e së enjtes në Kurbin ku mbeti i vrarë Ervis Zyba, vetëm një ditë pas ngjarjes. Blutë e Lezhës kanë vënë në pranga dy persona të përfshirë në ngjarje dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë dyshuar si autrët kryesorë të saj.

Nga hetimet rezultoi se Xhevahir Lika dhe Elgert Cara ishin të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta që para rreth nje viti. Ndërkohë që viktima ishte shok me Xhevahir Likën, natën e krimit kishte vendosur të kalonte disa orë në lokal ?Qershia? në lagjen Nr.6 Kurbin.

Pas rreth katër orësh nën shoqërinë e muzikës live, Lika së bashku me viktimën kanë dalë nga lokali rreth orës 01:30 dhe kanë marrë makinë e tyre Mercedez Benz me targa AA 898 MR.

Recommended