Report TV - Vëzhgimi/ PD kundër parkut? Ja si është betonizuar Liqeni në vite

  • 8 years ago
Parku i Liqeniet Artificial prej kohësh është i betonizuar. Nga një vëzhgim që kemi bërë me kamerën tonë rezulton se janë të paktën 12 lokale e hotele.

Për ndërtimin e tyre kuptohet fare qartë që janë prerë qindra pemë ndërkohë që sipërfaqe të të tëra gjelbërim u zhdukën.

Por PD asnjëherë nuk ka protestuar për ngritjen e këty ndërtimeve, madje dhe as nuk ka kërkuar prishjen e tyre.

Disa nga këta lokale rezultojnë se janë bërë me leje të ish kryebashkiakut Basha, që sot drejton Partinë Demokratike. Në shumë raste ai ka dhënë miratimin edhe për zgjerimin e tyre

Betonizimi nuk vihet re vetëm tek lokalet por edhe tek rrugët që përshkojnë parkun e Liqenit artificial.

Recommended