Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Kuvendi nuk do te votoje dekretet e presidentit per shkarkimin e ministrave pa ardhur edhe dekretet e emerimit. Por presidenti nishani nuk do te nxjerre dekretet e emerimit, pa votuar kuvendi ato te shkarkimit. Tensioni ne rritje mes institucioneve po rrezikon te fuse vendin ne nje krize kushtetuese.

Presidenti nuk dekreton prokurorin Ramadan troci per njesine special antikorrupsion. Troci, I cili prangosi fullanin dhe gjiken, u sulmua dy jave me pare nga Sali berisha. Burime I thone top channel se motivet e mosdekretimit te tij jane politike. Lidhja me e forte eshte me ceshtjen fullani.

Policia arrestoi drejtorin e tatimeve te Tiranes, Androkli Kokthi, pas hetimeve te nisura 1 muaj me pare, per kthimin e mallit nje biznesmeni me vleren 4 milion leke. Nderkohe prokuroria ka ngritur akuzen per shperdorim detyre. Policia thote se kreu I tatimeve te tiranes po hetohet edhe per ceshtje te tjera

Shkaku I Shkarkimit te Shkelqim Canit behet edhe me misterioz pas publikimit sot nga ministria e financave te te dhenave fiskale. Te ardhurat ne Arken e Shtetit kane pesuar nje rritje te ndjeshme me nje surplus prej 9 miliard lekesh. Te ardhura ishin argument i vazhdueshem kritike ndaj Cani.

Policia arrestoi dy persona, babe e bir ne divjake me akuzen e pengmarrjes. Ata kishin rrembyer nje 29 vjecar, te cilin e akuzonin se i?u kishte vjedhur rrjetat dhe e kane torturuar duke e kercenuar edhe me vrasje. Pasi kuptuan se nuk ishte ai hajduti, e kane leshuar, por ata u arrestuan pas padise qe ngriti i keqtrajtuar

Nje histori aspak e mire ka dale ne siperfaqe per nje nga figurat emblematike te rrezimit te komunizmit ne europen lindore. Les Valesa, lideri I solidarnostit ne Poloni rezulton te kete qene bashkepunetor I sherbimeve secrete. Zera per fituesin e nobelit te paqes kishin qarkulluar prej vitesh, megjithate s?ka pasur prova te forta

Category

📺
TV

Recommended