Report TV - Shoferi me të kuqe i bën të 'fortin' policit: S'ke shance, mos më acaro....

  • 8 years ago
TIRANË - Kamerat e vendosura në trupin e efektivëve të Policisë Rrugore vijojnë të nxjerrin "zbuluar" qytetarët të cilët nuk pranojnë ndëshkimet e policisë pavarësisht se kanë shkelur rregullat e qarkullimit.

I tillë është edhe rasti i një qytetari i cili ka kaluar semaforin me të kuqe, ngjyrë që sinjalizon se radhën për të lëvizur në rrugën e kanë këmbësorët.

Polici rrugor ka marrë njoftim nga një koleg i tij për të ndaluar makinën duke e orientuar përmes targave. Por në momentin e parë që shoferit i është shpjeguar se u ndalua pasi kaloi me të kuqe, ai i kthehet policit duke thënë: Po jeshil mo ishte, po duhen njerëz më të fortë se këto, s'ma fusin këta mua.

Ndërsa punonjësi i policisë vijon procedurat duke i kërkuar edhe kontrollet e siguracionin, shoferi zbulon se nuk ja ka "haberin" nga dokumentacionet e makinës.

"Për zotin unë s'i njoh vëlla , në qoftë se nuk e ke bezdi shikoji vet. E Sheh? Shikoji vet çfarë të dojë shpirti jot", thotë ai.

Por mes kësaj situate, mesa duket ai nuk e kishte kuptuar ende se kalimi i semaforit me ngjyrë të kuqe do të thotë heqje të patentës, ndërsa kur sheh se situata po bëhëj "serioze" ai kërcënon efektivin.

Polici: Bëjini procedurën zotërisë për shkelje të semaforit

Shoferi: Jo ore vëlla jo asnjëherë në botë, mos u merr me atë punë po të them. Ne jena katër vetë, ti do me më heq patentën mua, s'ka shanse. Me rob, s'ka shanse, mos më acaro mua jena katër veta, mu s'ma fut kush ok?

Nga kryerja e testit të alkoolit ai rezultoi në masën 0.34, çka tregon se shoferi i kishte kaluar "kufijtë".

Recommended