Kater dite para ardhjes ne tirane, top channel zbulon axhenden e sekretarit Kerry. Reforma ne drejtesi, situate ne kosove dhe strehimi i 1.000 muxhahidineve iraniane ne shqiperi. Sekretari Xhon Kerry, do te takohet me kryeministrin Rama, kryetarin e opozites Basha, dhe asnje tjeter.
Vizita e Xhon Kerry duket se ka zhdukur ndasite mes socialisteve dhe LSI per Byrone Kombetare te Hetimit. LSI shpreh voten pro vendosjes se byrose nen sqetullen e ministrise se brendshme.. Por Top channel zbulon dokumentin qe ministri i drejtesise hartoi kunder ketij ligji vetem dy muaj me pare.
Byroja e hetimit fut ne krize raportet e partise demokratike me mazhorancen. Selia blu thote se do te votoje variantin e projektligjit te negociuar me amerikanet. Por Basha dhe Berisha paralajmerojne nje vote kunder ne kuvend, te variantit te varesise se saj nga ministria e brendshme.
Pas bBushit dhe Hafizit, tanime edhe arta dade del hapur kunder kryetarit te partise Edi Rama dhe linjes se tij zyrtare. Dade kerkon ne nje leter derguar Gramoz Rucit respektimin e statutit dhe shpalljen e dates se gares per kryetar partie me parimin nje anetar nje vote.
Dy vjet e gjysem pas dorezimit te dosjes ne Gjykaten e Larte nga Prokuroria e Pergjithshme, do nise me ne fund trajtimi i ceshtjes se vrasjeve te kryera ne protesten e 21 janari te vitit 2011. Kjo eshte bere e ditur sot nga kryetari i gjykates se larte Xhezair Zaganjori.
Qeveria paraqet studimin per kaskaden e vjoses qe parashikon ndertimin e nente digave. Ambientalistet protestojne dhe kerkojne bllokimin e ketij projekti qe do te shkaterrojne lumin e vetem te eger ne Europe. Pak muaj me pare kryeministri Edi Rama ishte betuar per ruajtjen e ketij parku natyral.