Bombola shkrumbon apartamentin në katin e shtatë të pallatit, vdes fëmija 4 vjeç- Ora News-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ende pa u harruar makthi i ngjarjes në Pogradec, shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar një tjetër tragjedi në Tiranë. Banesa e një çifti të rinjsh është shkrumbuar nga zjarri, ndërsa fëmija i tyre vetëm 4 vjeç gjeti vdekjen, në pamundësi për ta nxjerrë nga banesa.
Shpërthimi i një bombole gazi në ballkonin e kthyer në kuzhinë të apartamentit në katin e 7 të një pallati në zonën e Unazës së Re ka shkaktuar një tragjedi familjare me humbjen e jetës së një djali 4 vjeçar.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 17: 45 minuta të datës 2 shkurt në banesën e Amarildo Nezhës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/zjarr-nje-banese-ne-zonen-e-unazes-se-re/

Recommended