Report TV - Mejket: Ne QSUT 23 te plagosur, 9 ne gjendje te rende me djegie te shkalles 3
  • 8 years ago
Shefi i pavionit të djegieve në QSUT, Gjergji Belba doli në një deklaratë për mediat ku dha informacione për gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në lokalin e fshatit Beragozhdë të Dardhasit. Ai tha se mbrëmjen e së hënës janë transportuar 23 pacientë me ambulanca nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, ku 9 prej tyre janë në terapi intensive në gjendje më të rëndë, me djegie të gradës së tretë.

Mes të plagosurve është edhe një 14-vjeçar, më i vogli në mesin e të lënduarve, të cilët janë kryesisht të moshave 25-45 vjeç. Gjendja e tij dhe e të lënduarve të tjerë, është e stabilizuar - tha mjeku Belba - ndaj për momentin nuk është e nevojshme lëvizja e tyre për mjekim më të specializuar jashtë vendit.

"8 të tjerë janë në pavion me gjendje të mesme, 6 në gjendje më të lehtë. Janë me djegie të gradës së 3-të kryesisht, janë djegie të thella, kanë prekur, duar, fytyrë, trup. Një 14-vjeçar është me djegie mbi 50 %, për momentin e kemi të stabilizuar. I kemi të gjitha kapacitetet, qoftë si ambiente, qoftë si staf, për momentet që flasin nuk është i munduar lëvizja me avion për faktin se ata duhet të stabilizohen", -tha ai.
Recommended