Edicioni Informativ, 27 Janar 2016, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Keshilltari ligjor i Oshee ne procesin e arbitrazhit kunder kompanise Dia, I shkruan ministrit te energjitikes pas mbylljes se procesit. Avokatet e kompanise I quajne te genjeshterta ato cfare jane shkruar dhe se sipas tyre, emri I Ilir Metes si I perfshire ne kete afere, ishte politikisht I qellimshem.

Nje dite pasi Ben Blushi deklaroi beteje te hapur ndaj Edi rames per postin e kryetarit te partise socialiste, Saimir Tahiri pergjigjet se kongresi I marsit do votbesoje fituesin e zgjedhjeve. Ai thote se Ramen e votuan shqiptaret dhe se gare do kishte nese PS I humbte zgjedhjet

Lulzim Basha provokon kryeministrin Rama dhe debatin e tij me Meten per byrone kombetare te hetimit. Basha deklaroi se prej 4 muajsh, opozita dhe qeveria kane rene dakord per krijimin e Byrose. Por tha ai Rama nuk e con ate per miratim ne parlament.?

Pas lajmit te top channel per firma fantazem qe vjedhin parate e shqiptare duke I mashtruar me spekulim ne bursa, reagon Autoriteti I mbikeqyrjes financiare. Sipas tij 4 agjenci ilegale qe mashtrojne per investimin ne bursa, por qe nuk e kane bazen ne Shqiperi jane denoncuar. Por qeveria kerkon me shume mbikqyrje

Miranda, nje vajze 21 vjecare nga malisheva po trondit opinionin kosovar me historine e semundjes se saj te rende. E semure me leucemi ajo eshte bere virale ne rrjetet sociale dhe vipat e kosoves po bejne apel per ndihme financiare per shpetimin e jetes se saj.

Ish kampionja e europes dhe botes ne peshengritje, fetije kasaj eshte penduar per perdorimin e substancave te ndaluara, gje qe I solli edhe nderprerjen e karrjeres. Tashme me uniforme policie ne kete vit olimpik ajo I ben thirrje atleteve shqiptare ti rrin larg dopingut ne olimpiaden e rios.

Recommended