Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Unicef prezantoi sot, raportin publik mbi vlerësimin kombëtar të nxënësve të klasave të treta dhe të pesta sipas të cilit 60% e nxënësve janë nën nivelin mesatar të njohurive në lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë, Dituri Natyre dhe Edukatë Qytetare.
" Vetëm 1 % e nxënësve zotërojnë njohuri të nivelit të lartë dhe 43% e tyre zotërojnë njohuri që i përkasin nivelit nën mesatar."-thuhet në raport
Raporti i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve në arsimin bazë jep të dhëna në nivel kombëtar për arritjet e nxënësve në shkollat publike dhe private si dhe për arritjet e nxënësve sipas përkatësisë gjinore, urbanizimit, etj.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla deklaroi se ky prezantim i raportit nuk është vetëm një raportin publik në emër të transparencës, por një raportim publik në emër të përgjegjësive të reja.
?Ky raport është një instrument që do të na shërbejë për të çuar drejt shkollës gjithçka që i ka munguar dhe që në këtë studim sot, prezantohet si mosarritje. Nga familje të varfra ose jo, në fshat ose qytet, djalë apo vajzë, nga familje rome apo jo është detyrimi ynë i përbashkët për të ofruar cilësinë më të mirë për arsimin që meritojnë fëmijët shqiptarë?, u shpreh Nikolla.