KE për Shqipërinë, Raporti: 32.3% e të rinjve shqiptarë të papunë- Ora News-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Europian vlerëson në raportin e fundit për Shqipërinë se papunësia te të rinjtë mbetet e lartë, duke arritur në fund të vitit 2015 në nivelin 32.3%. Punësimi është ngadalësuar në bujqësi, sektori që gjeneron edhe numrin më të madh të vendeve të punës. Ndërsa në shkallë vendi, KE konstaton një shkallë papunësie prej 17.5% për Shqipërinë, tregues që ka pësuar rritje me 0.2% në tremujorin e fundit të vitit 2015.
Shqipëria ka një nivel të lartë të papunësisë te të rinjtë, që konsiderohet shqetësuese.
Komisioni Europian vlerëson në raportin e fundit se shkalla e papunësisë te të rinjtë në tremujorin e fundit të vitit 2015 pësoi një rënie prej 1.9% kundrejt tremujorit të mëparshëm, por sërish ajo mbetet shumë e lartë në nivelin e 32.3%.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/32-3-e-te-rinjve-te-papune-ngadalesohet-krijimi-i-vendeve-te-punes-ne-bujqesi/

Recommended