Report TV - Prokuroria "fal" Ardian Fullanin s'depoziton rekursin e pafajësisë

  • 8 years ago
Prokuroria shqiptare certifikon pafajsinë e ish-guvernatorit Ardian Fullani. Teksa data shënon 26 Janar 2016 kanë kaluar plot 1 muaj e tre ditë nga afati që Prokuroria kishte në dispozicion për të dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar pafajsinë e fituar nga Fullani.

ReportTv ka kontaktuar me zyrën e shtypit të Gjykatës së Tiranës ku depozitohet rekursi dhe 3 ditë pasi ka skaduar afati prej 1 muaj konfirmohet se ende nuk është depozituar asnjë rekurs.

Mos depozitimi brenda afatit i rekursit nga Prokuroria certifikon në këtë mënyrë pafajsinë e Fullanit pasi dhe nëse Prokuroria do të kujtohet për rekurs ka humbur të drejtë me kalimin e një muaji.

Më 23 dhjetor 2015 Fullani fitoi pafajsinë dhe në Gjykatën e Apelit, ndërsa aty u rrëzua kërkesa e prokurorisë për dënimin e tij. Pak ditë më parë zyra e shtypit pranë prokurorisë së përgjithshme deklaroi se do të depozitonte sëshpejti rekursin, por me sa duket kryeprokurori Adriatik Llalla teksa është nisur për vizitë zyrtare në Kroaci ka vendosur të mos ketë rekurs për Fullanin.

Pafajsia e ish Guvernatorit Fullani është një ndër dosjet që ekspertët e BE-s kanë kërkuar të studiojnë e për këtë arsye i janë drejtuar Llallës me një kërkesë pak ditë më parë.

Kjo është nga të paktat raste kur Prokuroria nuk bën rekurs të pafajsisë, por mbetet për tu parë nëse do të ketë një shpjegim apo reagim për rastin e ish Guvernatorit të akuzuar për shpërdorim detyre me pasoja të rënda.

Recommended