Fiks Fare, 25 Janar 2016, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

  • 8 years ago
Shitja e temave te diplomave

Sot mund te blesh te gatshme nje teme diplome dhe te marresh nje titull pa studiuar fare. Temat e diplomave shiten lirshem, pasi nuk ka nje database ku te jene te regjistruara punimet akademike
Punimi i diplomes blihet sot si cdo mall tjeter. Ne fotokopje pranë fakulteteve gjen persona te cilet ta ofrojnë kete sherbim kundrejt nje pagese te caktuar. Ky punim qofte bachelor apo master mund te mbrohet ne nje Universitet tjeter nga nje student tjeter pa u kuptuar se ky punim eshte mbrojtur njehere.
Fiks Fare ka investiguar ne lidhje me kete problem.
Shkojme ne nje fotokopje prane fakultetit Ekonomik dhe pyesim nese Kane punime. Tregohet e gatshme vajza te na jape nje punim per degen finance qe ta mbrojme ne nje universitet privat. Ajo thote se edhe vete e ka marre aty te gatshem dhe e ka mbrojtur ne Durres. Blejm punimin 80 MIJE LEK.
Nderkohe ne nje fotokopje tjeter pran UET na lidh me nje person te cilin shkojm dhe e takojme. Ajo thote se tema eshte e sigurt se nuk kuptohet qe eshte mbrojtur pasi nuk ka nje vend ku regjistrohen.Vete punonjesja e fotokopjes i thote se edhe vete e ka marre madje thote se ta ka lene shume pak si cmim nje ish student i thote se nuk ka asnje cmim qe te kuptohet se eshte fallco cmimi do jete i arsyeshem cmimin ja nis me sms 200 euro.
Per te kuptuar se keto punime nuk regjistrohen askund shkojme ne sekretari mesimore tek ekonomiku, biologjia dhe bujqesori. Sekretaret thone se punimet nuk regjistrohen apo ruhen. Maksimumi i depozitojme ne fakultet por nuk ruhen gjate. Ne fakultetin ekonomik i thone se nuk i ruajne temat e diplomave perderisa vete studentet nuk i ruajne si ti ruajne ata, nese ka 2 kopje ne sekretarine e fakultetit e terheq nese ka nje kopje nuk mund ta terheqesh, po ashtu i thone edhe ne universitetin bujqesor te Kamzes..
Per kete problem interviatojme Shezai Rrokajn Dekan I fakultetit histori filologji. I cili thote se ky problem eshte shqetesues. Dhe ministria duhet te beje nje databes kombetar qe to regjistroje. Sic e kane gjith vendet e tjera. Ku te kuptohet plagjatura. Duhet te investoje shteti ashtu si ne tere shtetet modern me database elektronik pasi eviton plagjaturen, shitjet duhen ndeshkuar.
Shkojm ne ministrise e arsimit.
Drejtoresha e arsimit te larte Linda Pustina thote se po punohet per kete database dhe Brenda ketij viti do jete gati do ngrihet nje sistem antiplagjature do shmangen kopjimet e temave te doktorates apo te masterit, kjo eshte pjese e puneve te pedagogeve qe ndjekin studentet ne mbrojtjen e diplomes po punohet per ngritjen e ketij sisitemi edhe me vende te tjera per nje sistem te perbashket dhe kjo mund te ndodhe Brenda vitit.

Recommended