Itali, goditet rrjeti i prostitucionit arrestohen 17 shqiptarë, emrat

  • 8 years ago
Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare ka zhvilluar një operacion në Milano kundër një bande të shqiptarëve që vepronte në rrjetin e prostitucionit. Gjithsej u arrestuan 17 persona që drejtonin këtë rrjet, të gjithë me origjinë shqiptare, ku 5 prej tyre u arrestuan në Shqipëri.

Sipas mediave italiane, operacioni u realizua në orët e para të mëngjesit dhe u zhvillua në bashkëpunim me policinë shqiptare. Banda e shqiptarëve vepronte në Milano, Monza, Rimini dhe në Tiranë.

Pas shkatërrimit të rrjetit të prostitucionit Policia e Shtetit përmes një deklarate për mediat, bëri publike emrat e 17 të arrestuarëve.

Zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardian Çipa tha se autoritetet gjyqësore të Milanos kanë nxjerrë 16 masa sigurie ?arrest me burg? dhe një ?detyrim paraqitje?. Sipas tij, me kërkesë të drejtësisë italiane në pranga janë vënë: Eder Dorzi, Dorian Sinani, Julian Hila, e Silvio Ndrejaj e Eded Bare, arrestuar në Shqipëri.


Të arrestuarit e tjerë në Itali e Sllovaki, janë: Haki Lamcaj, Griseld Malaj, Armand Mecaj, Orgest Osmani, Izmir Rizaj, Artan Ndrejaj, Indrit Ndrejaj, Mark Ndrejaj, Amarildo Salihasi, Lorenc Salihasi, Elvis Ziu dhe Bledar Malaj.

Grupi shfrytëzonte femra nga Europa Lindore dhe kryesisht nga Shqipëria për prostitucion në Itali. Hetimi për kapjen e tyre ka nisur në qershor të 2014 për t?u finalizuar këtë të martë.

Recommended