Shitja e kartave telefonike celulare ne treg te zi
Sot mund te blesh lirisht ne treg te zi karta telefonike celulare pa regjistruar te dhenat personale. Emisioni fiks fare bleu 8 karta SIM jo në pikat e autorizuara të kompanisë, pa mjet identifikimi dhe me një cmim shumë më të lartë sec shiten në pikat e kompanive.
Shkojmë ditën e parë "Tek dollari" dhe blejmë 2 numra, 1 T mobile dhe 1 vodafon. të cilët kushtuan 3000 lekë (te reja). Djali që na i shiti shkoj dhe i mori tek një grua në anën tjetër të rrugës. Ai na këshilloj ti fusim menjëherë në cantë që të mos na i shihte njeri, pasi ai mund të hynte në burg për këtë gjë që po bënte. Ai tha se mund ti përdor për cfarë të dua pastaj ti hedh, nuk kanë fare lidhje me mua dhe emrin tim.
Ditën e dytë shkojmë tek gruaja ku i mori djali ditën e parë. Këtë herë kërkuam 1 eagle dhe 1 plus të cilët kushtuan 2000 lekë (te reja). Zonja që i tregtonte na tha se ishalla ka pasi i mban si me porosi, vijnë pothuajse të njëjtët persona që i marrin. Ajo thotë se ne nuk i marrim tek kompania, na vijnë dorë pas dore.
Fiksi: Përshëndetje! Si je? Fiksi: Dua të më ndihmosh pak nëse mundesh sigurisht.
Shitësi: Po. Fiksi: Unë jam e interesuar të blejë ndonjë numër Amc, Vodafon cfarëdo numri tjetër, që të mos më regjistrohet me kartën time të identitetit. Shitësi: Si e do? Vodafon apo Amc? Fiksi: Vodafon, Amc çfarëdo. Shitësi: 15000 lekë (të vjetra) është. Fiksi: 15? Shitësi: Po
Fiksi: Ok. Ma jep. Shitësi: Merri një çikë me lezet se është problem shteti, prandaj. Fiksi: Pse?
Shitësi: Po janë numra të rregjistruar oj ti goc, futi në çantë, futi në çantë mos mi mbaj në dorë. Është pëllëmbë me kacële, prandaj. Fiksi: Si? Shitësi: Pëllëmbë me civila. Fiksi: Dy copë 30 ë?
Shitësi: Po. Fiksi: ok. Unë do kaloj të marr edhe ndonjë Plus, Eagle. Shitësi: Po mirë, këtu më ke mua kur të duash. Fiksi: Nuk ka lidhje as me emrin tim, as me asgjë? Shitësi: Nuk bëhet fjalë, e ke të ri, zero me zero të papërdorur fare, as nuk i ka hapur njeri. Futi në telefon. Përdori sa i përdor, i di ti punët e tua, hidhi e bëj cfarë të duash. Fiksi: Po, po po
Fiksi: Si je? Si kalon? Shitësja: Si kalove ti? Fiksi: Shiko, kam marrë dje dy numra telefoni tek një djalë, por ai sot nuk qenka aty. Shitësja: Vodafonin do ta jap 15. Fiksi: Po Vodafonin e kam marrë, dua vetëm Plus dhe Eagle. Shitësja: Erdhi dje tjetëri dhe unë nuk pata. Se i kam klientë që marrin gjithmonë. Fiksi: Aaa. Shitësja: Tashi po mendoj se a kam për ty apo nuk kam? Fiksi: Po pse? Ju porosisin? Shitësja: Po si jo? Fiksi: Po si mund të bëhem kliente? Shitësja: Po ja kështu siç vjen ti dhe vjen gjithmonë, gjithmonë. Edhe ato e di që vjen edhe mbaj rezervë. Fiksi: Tani pyetje koti, ju numrat i merrni tek kompania? Shitësja: Jo, jo na i sjellin neve. Shitësja: Eagle nuk e di a kam? Fiksi: A nuk del me emrin tim ndonjë gjë? Shitësja: Jo jo jo ti nuk ke punë fare. A i shikon që i ke të pa këputur fare, shife. Ja ku e ke numrin 067 53? Fiksi: 20 të dy e? Shitësja: Ok Fiksi: Shumë faleminde...