Kujtohet në Romë 548 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasada e Shqipërisë në Romë, Ambasada e Kosovës e Përfaqësia Diplomatike Shqiptare në Vatikan organizuan të dielën më 17 janar një ceremoni përkujtmore me rastin e 548 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.
Kjo ceremoni u mbajt në sheshin Albania në Romë aty ku ndodhet Monumenti i Heroit tonë Kombëtar.
Në ceremoninë përkujtimore ishin të pranishëm Ambasadori i Shqipërisë në Romë, Neritan Ceka, Ambasadorja e Kosovës Bukurie Gjonbalaj, Përfaqësuesi me punë pranë Selisë së Shenjtë, Visar Zhiti, përfaqësuesi i komunitetit shqiptar pranë Bashkisë së Romës, Edmond Godo si dhe emigrantë shqiptarë që prej vitesh jetojnë e punojnë në kryeqytetin italian.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/kujtohet-ne-rome-548-vjetori-i-vdekjes-se-heroit-kombetar-gjergj-kastrioti-skenderbeu/