Izolohen disa fshatra në Kukës, Dibër dhe Bulqizë - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Ulja e temperaturave në mënyrë të ndjeshme në -10 gradë në rrethin e Bulqizës ka krijuar ngrica të forta në shumë rrugë nacionale dhe rurale. Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi ka reshje të dendura të dëborës, për shkak të erës së fortë. Bulqizë-Krastë lëvizet me zinxhirë dhe me mjaft vështirësi, e po ashtu edhe në aksin Ura e Çerenecit-Ostren. Efektivë të Qarkullimit Rrugor nuk kanë lejuar asnjë automjet të lëvizë pa zinxhirë.

Recommended