TË JETOSH MES FRIKËS DHE VARFËRISË

  • 8 years ago
Të jetosh mes kërcënimeve dhe varfërisë. Këto te dyja tek një person i vetëm mund ti gjesh vetëm ne Samrisht i ri.Atje jeton një grua e vetmuar dhe e harruar nga çdo kush. Filomena Pemaj. 55 vjecarja pretendon se prej kohesh po përndiqet padrejtësisht nga një pjesëtare e një familjeje.

Arsyen na e jep Filomena përmes këtyre fjalëve. Si te mos mjaftonte frika nga kërcënimet e përditshme, Filomena jeton ne kushte te mjerueshme dhe mesjetare, çatia e shtëpisë është thuajse e zbuluar ndërsa nuk ka asnjë te ardhur financiare. Pasi policia ka dorezuar kallezimin penal ne prokurori në emër të shtetases Filomena Pemaj kjo e fundit ka nxjerre nje vendim per mosfillimin e procedimit penal te personit te akuzuar pas konfliktit mes 55 vjecares dhe familjes ne fjale. E mbuluar nga dëshpërimi dhe varfëria, Filomena Pemaj kërkon vetëm një gjë: te jetoj e qete mes mjerimit qe e ka rrethuar prej kohesh.

Recommended