Përmbytjet, probleme në Shkodër, Krujë, Elbasan e Bulqizë- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë krijuar probleme në shumë zona të qarkut të Shkodrës. Në bashkinë e Vaut të Dejës rritja e prurjeve në lumenj rrezikon përmbytjen e 3 banesave në lagjen Kapedan, ndërsa zona e Gomsiqes është izoluar për shkak të rritjes së nivelit të ujit.
Drejtori i emergjencave civile pranë prefekturës së Shkodrës Pëllumb Dani theksoi se ka patur raste sporadike të precipitimit të situatës nga rrëshqitjet e dherave në Akset Tamarë- Vermosh, Qaf-Qelë Pukë, dhe në aksin Bogë-Thethë në segmentin e Qafë Thorës, por jo bllokim të akseve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-probleme-ne-shkoder-kruje-elbasan-e-bulqize/