Sarandë, burri vret gruan më pas veten. Krimi në prani të vajzës - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarje e rëndë tronditi Sarandën ditën e parë të Vitit të Ri. Burri pasi ka vrarë gruan ka qëlluar dhe veten. Sipas informacioneve të policisë së sarandës, gruaja ndonëse kishte urdhër mbrojtje ndante banesën me bashkëshortin, me të cilin ishte dhe në proces divorci. Ngjarja bëhet më tronditëse kur mësoset se në banesë ka qenë dhe vajza e tyre.
Sarande- Një krim i dyfishtë në familje është shënuar në ditën e parë të Vitit 2016 në qytetin e Sarandës.
Sipas policisë, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 08.55 të mëngjesit në fshatin ?Gjashtë? të Sarandës. Burri qëlloi për vdekje me kallashnikov fillimisht bashkëshorten dhe më pas edhe veten. Referuar infiormacioneve të policisë, 45 vjecarja Lina Uzo prej muajsh kishte urdhër mbrojtje për shkak të një konflikti të mëparshëm me bashkëshortin Afrim Uzo 50 vjec, me të cilin ndante edhe banesën dhe ishte në proces divorci.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sarande-burri-vret-gruan-me-pas-veten/