Gjeli i detit për vitin e ri, qytetarët: Çmimi i lartë, nuk e përballojmë dot -Ora News-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Çmimi i lartë me të cilin shitet gjeli i detit, simboli i tryezës për festën e ndërrimit të vitit ka ulur ndjeshëm shitjen e tyre. Qytetarët kanë gjetur si zgjidhje blerjen e tyre në kushte frigoriferike pasi janë më të lire.
Gjeli i detit pavarësisht se është një asortiment i cili nuk mund të mungojë në natën e ndërrimit të viteve, çmimi i lartë i tyre duket se i ka stepur qytetarët. Çmimi i gjelit të detit këtë vit është 700 lekë për kg dhe për qytetarët konsiderohet mjaft i lartë. Ndërkohë që tregtarët shprehen se ky çmim ka larguar blerësit të cilët po zgjedhin gjelin e detit në kushte frigoriferike. Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjeli-i-detit-per-vitin-e-ri-qytetaret-cmimi-i-larte-nuk-e-perballojme-dot/